Nuk duhet të ketë kundërvënie në kampe nën pretekstin e "demokracisë"
2024-03-22 17:30:20

Politologu i njohur amerikan Samuel P. Huntington shkruan në veprën e vet me ndikim të madh botëror "Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror" se "po nuk ke armiq të vërtetë, nuk mund të kesh as miq të vërtetë". Kjo thënie pasqyron mendësinë e ShBA-së, që është ende duke kërkuar rivalë pas fitores së Luftës së Ftohtë, me frikën e humbjes së hegjemonisë së vet. Tani ShBA-ja po e përdor "demokracinë" për të krijuar një "aleancë të konceptit të vlerave" të mbështetur në të ashtuquajturin ndryshim midis "demokracisë" dhe "autoritarizmit". Thelbi i veprimeve të palës amerikane është krijimi i kundërvënies në kampe dhe ndarja e botës. Samiti i tretë për Demokracinë është një ndër mjetet për këtë qëllim.