Komisioni Qendror Zgjedhor rus shpall zyrtarisht fitoren e Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale
2024-03-22 16:31:21

Putin (Foto Xinhua)

Putin (Foto Xinhua)

Komisioni Qendror Zgjedhor rus (CEC) shpalli zyrtarisht fitoren e presidentit aktual Vladimir Putin, në zgjedhjet presidenciale, për një tjetër mandat në krye të shtetit.

Rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja gjatë një konference për shtyp treguan se Putin siguroi 87.28 të votave në zgjedhje, shkruan “Xinhua”.

Sipas të dhënave zyratare, 76.277.708 njerëz votuan për Putinin. 3.768.470 njerëz votuan për Nikolai Kharitonov të Partisë së Komunitetit, i cili doli i dyti me 4.31 për qind. Vladislav Davankov i Partisë së Popullit të Ri mori 3.362.484 vota ose 3.85 për qind dhe kreu i Partisë Liberal Demokratike, Leonid Slutsky, mori 2.797.629 vota ose 3.2 për qind.

Ella Pamifilova, kryetarja e KQZ-së ruse, tha se zgjedhjet e fundit patën pjesëmarrjen më të lartë të votuesve në historinë moderne të vendit.

Ajo theksoi se rreth 87.6 milionë njerëz votuan dhe pjesëmarrja përfundimtare e votuesve arriti në 77.49 për qind, sipas KQZ-së.

Presidenti pritet të bëjë betimin më 7 maj. (Irma)