Presidenti Zelensky i kërkon Perëndimit vullnet politik për të ndihmuar Ukrainën
2024-03-22 15:38:39

Presidenit ukrainas (Foto Atsh)

Presidenit ukrainas (Foto Atsh)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u kërkoi vendeve perëndimore që të kenë vullnet politik për të ndihmuar vendin e tij të përballet me Rusinë duke ofruar më shumë sisteme antiajrore, pas një sulmi raketor në kryeqytet.

“Ky terror vazhdon ditë e natë. Ekziston mundësia që kësaj t’i jepet fund vetëm falë një uniteti global. Kjo është plotësisht e mundur nëse partnerët tanë demonstrojnë vullnet të mjaftueshëm politik”,- tha Zelensky në një postim në median sociale, shkruan “ATSH”, bazuar në raportime nga “AFP” dhe “ANSA”.

“Ne po përgatitemi për një takim të Këshillit të Evropës dhe për vendime të rëndësishme evropiane këtë vit dhe, në këtë kuptim, është thelbësore për ne në Ukrainë dhe për të gjithë Evropën që negociatat reale për anëtarësimin e Ukrainës të fillojë pa vonesë në qershor. Ky veprim do të dërgonte sinjalin e duhur politik se Evropa është mjaftueshëm e fortë për t’i rezistuar presionit rus”,- deklaroi presidenti Zelensky. (Irma)