I dërguari kinez bën thirrje kolektive për zbutjen e krizës në Siri
2024-03-22 20:46:04

foto: VCG

foto: VCG

I dërguar kinez i bëri thirrje të enjten komunitetit ndërkombëtar, të bëjnë përpjekje kolektive për lehtësimin e krizës humanitare në Siri dhe gjetjen e një zgjidhje politike ndaj çështjes siriane 

"Falë përpjekjeve të përbashkëta nga qeveria siriane dhe OKB, kalimet kufitare për furnizimin e ndihmës, tani po funksionojnë efektivisht. Ne i kërkojmë palëve të bashkëpunojnë aktivisht, për të lehtësuar furnizimet ndërkufitare." 

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar, të shtojë ndihmën e tij humanitare ndaj Sirisë, të sigurojë mbështetje financiare të barabartë dhe të paarmatosur për projektet e rijetësimit të vendit.

"Saksionet e njëanshme dhe grabitja e burimeve, kanë ngadalësuar për një kohë të gjatë rimëkëmbjen ekonomike, zhvillimin social dhe përmirësimin e jetes së njerëzve në Siri. U kërkojmë vendeve të përfshira, të ndalojnë menjëherë këto veprime të paligjshme. Forcat e huaja duhet të japin menjëherë fund, pranisë së tyre të paligjshme ushtarake në Siri, - tha i dërguari."