Si të përmirësohet zhvillimi i marrëdhënies kino-australiane?
2024-03-22 15:58:22

"Nga pandat deri në tarifat, të gjitha temat janë në tryezë për diskutime të sinqerta mes Ministrit të Jashtëm kinez dhe australian." Kështu e komentoi Australian Associated Press (AAP) dialogun e Raundit të 7-të strategjik dhe diplomatik kino-australian. 

Ky vlerësim dëshmon përmirësimin e marrëdhënieve kino-australiane. 

Vizita e Ministrit të Jashtëm kinez Wang në Australi në mars, është konsideruar si nxitje për "ngrohjen" e marrëdhënieve kino-australiane. Sipas medias australiane, vizita e Wang Yi në Australi, është shenja më e re e ngrohjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, pas bllokimit për shumë vite. 

Gjatë vizitës në Australi, të dyjat palët bënë bisedime të shumta. 

Pala kineze përmblodhi përvojat dhe mësimet e zhvillimeve të marrëdhënieve në 10 vitet e kaluara. Ajo vuri në dukje se pasi rikthimit të marrëdhënies në rrugën e duhur, duhet ecur përpara me vendosmëri dhe pa hezitim.

Pala australiane u shpreh se marrëdhënia australiano-kineze nuk duhet të përcaktohet nga divergjenca dhe ndryshimi, por duhet të zhvillohet nëpërmjet zbulimit të interesave të përbashkëta të dy palëve.

Sipas analistëve për Grupin Mediatik Kinez (CMG), nëse Australia dëshiron të realizojë zhvillim të favorshëm me Kinën, ajo duhet të ndryshojë rrënjësisht strategjinë e saj të "ndjekjes së Shteteve të Bashkuara dhe frenimit të Kinës". Përmirësimi i marrëdhënies kino-australiane duhet të fillojë nga 3 fushat:

Së pari, të dy palët duhet të respektojnë njëri-tjetrin dhe të menaxhojnë dallimet me mençuri. Pala australiane duhet të respektojë interesat thelbësore dhe shqetësimet kryesore të Kinës. Gjatë kësaj vizite, pala kineze shprehu qëndrimin e saj kryesor për Taiwanin, Hong Kongun, Xinjiangun, Xizangun, Detin e Kinës së Jugut dhe çështje të tjera. Kryeministri Albanese theksoi se Australia gjithmonë ka respektuar politikën e Një Kine, e cila është një konsensus midis të dy partive dhe do të vazhdojë të mbahet.

Së dyti, zhvillimi i marrëdhënieve kino-australiane duhet të bazohet në pavarësinë. Australia është një aleat i Shteteve të Bashkuara dhe një partner i Kinës, por është gjithashtu një vend sovran.

Së treti, në zhvillimin e marrëdhënieve kino-australiane, bashkëpunimet ekonomiko-tregtare janë forca më pozitive dhe më aktive. Kina është partneri tregtar i parë i Australisë për 15 vite me radhë. Eshtë destinacioni më i madh i eksportit i Australisë dhe vendi më i madh i importit të saj. 

Sipas të dhënave statistikore australiane, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së mallrave midis Kinës dhe Australisë arriti një rekord prej më shumë se 300 miliardë dollarësh australianë në vitin 2023, duke realizuar një rritje prej 8.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. (Xu Guang)