Luis Montenegro emërtohet kryeministri i ri i Portugalisë
2024-03-22 10:34:44

Foto nga VCG

Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, emëroi politikanin konservator, Luis Montenegro, si kryeministër të ri të vendit, 11 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, shkruan “ATSH”.

Aleanca Demokratike (AD) e qendrës së djathtë të Montenegros mori më shumë vota në zgjedhje sesa socialistët, të cilët kishin qenë në pushtet për tetë vjet.

Pas numërimit të pothuajse të gjitha votave, përfshirë ato nga jashtë, konservatorët fituan rreth një të tretën e 230 vendeve në Parlament.

Fituesi i madh i zgjedhjeve ishte André Ventura nga partia e ekstremit të djathtë “Chega” (”Mjaft”), e cila katërfishoi numrin e saj të vendeve.

Si kryeministër, ai tani duhet të paraqesë në Parlament programin e tij të qeverisë. Nëse nuk merr shumicën për këtë, do të duhet të ketë zgjedhje të reja.

Një koalicion i madh midis konservatorëve dhe socialistëve konsiderohet i padiskutueshëm në Portugali.

Ashtu si në Spanjën fqinje, dy partitë kryesore janë të ndara nga dallime në dukje të pakapërcyeshme. (Irma)