Kina, numri i përdoruesve të internetit arrin në 1.092 miliardë
2024-03-22 20:48:31

foto: VCG

foto: VCG

Numri i përdoruesve të internetit në Kinë arriti në afërsisht 1.092 miliardë deri në dhjetor 2023, duke zënë gati 78% të popullsisë të vendit, sipas një raporti të publikuar të premten nga Qendra e Informacionit të Rrjetit të Internetit të Kinës.

Të dhënat tregojnë se rimëkëmbja e përgjithshme e ekonomisë kineze vazhdon të konsolidohet dhe interneti luan një rol të rëndësishëm në nxitjen e industrializimit të ri, zhvillimin e produktivitetit të ri cilësor dhe zhvillimin ekonomik e social.

Vitin e kaluar, teknologjia e informacionit e brezit të ri vijoi të luante një rol pilot, dhe të promovonte zhvillimin me cilësi të lartë në Kinë.

Në vitin 2023, Kina vazhdoi të përshpejtonte popullarizimin e shërbimeve të informacionit, të zvogëlonte hendekun digjital, dhe të siguronte përmirësimin e jetesës, duke lejuar më shumë njerëz të përfitojnë nga interneti.

Në vitin 2023, aplikacionet e internetit të Kinës përparuan, potenciali i ri i konsumit shpërtheu dhe ekonomia digjitale vazhdoi të zhvillohej, duke nxitur rimëkëmbjen ekonomike të Kinës. (Li Huailiang/Elona)