Marrëveshje prej 8.54 miliardë dollarë të nënshkruara në forumin Kinë-Francë
2024-03-22 16:28:49

Marrëveshje me vlerë 60.6 miliardë juanë (rreth 8.54 miliardë dollarë amerikanë), që mbulojnë 58 projekte, u nënshkruan në Forumin e 7-të Kinë-Francë mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm Urban të mbajtur në Wuhan, kryeqendra e provincës Hubei të Kinës qendrore, shkruan “Xinhua”.

Forumi u organizua për të shënuar 10-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së përbashkët nga Kina dhe Franca për ndërtimin e qytetit të demonstrimit ekologjik kino-francez Wuhan.

Projekti, që mbulon një sipërfaqe prej 39 kilometrash katrorë, ka integruar konceptet e ndërtimit urban ekologjik kinez dhe francez dhe po rritet si një vend popullor për banorët dhe kompanitë.

Marrëveshjet e nënshkruara mbulojnë fushat e mbrojtjes së ekosistemit, ekonomisë së gjelbër dhe ndërtimit urban dhe përfshijnë 11 projekte të investuara nga Franca.

Sipas një letre të bardhë mbi zhvillimin e qytetit të demonstrimit ekologjik kinezo-francez Wuhan, të botuar të mërkurën, Qyteti i Demonstrimit Ekologjik ka mirëpritur më shumë se 3000 zyrtarë, sipërmarrës dhe studiues nga Franca gjatë dekadës së fundit.

Në kuadër të projektit u organizuan afro 20 ture shkëmbimi në Francë.

Qyteti i Demonstrimit Ekologjik Sino-Francez Wuhan ka tërhequr një investim total prej 103.5 miliardë juanësh dhe përdorimi i tij aktual i kapitalit të huaj ka arritur në 1.3 miliardë dollarë amerikanë, thuhet në letrën e bardhë. (Irma)