Kina regjistroi ulje të ndotësve të ajrit në muajin shkurt
2024-03-22 10:20:50

Foto nga VCG

Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit bëri të ditur se dendësia e ndotësve kryesorë të ajrit në qytetet kineze regjistroi rënie në muajin shkurt.

Sipas të dhënave të ministrisë, për 339 qytetet e monitoruara nga ministria, dendësia mesatare e PM2.5, një tregues kyç i ndotjes së ajrit, u ul me 2.2 për qind në baza vjetore në 45 mikrogramë për metër kub, shkruan “Xinhua”.

Dendësia mesatare e PM10 ra me 8.6 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar në 64 mikrogramë për metër kub, ndërsa shifra për dyoksidin e squfurit ra me 10 për qind në 9 mikrogramë për metër kub.

Ndër 168 qytetet kryesore të monitoruara nga ministria, Lhasa, kryeqendra e  Rajonit Autonom Xizang të Kinës jugperëndimore u rendit në krye për sa i përket cilësisë së mirë të ajrit muajin e kaluar. Ajo u pasua nga Haikou në provincën Hainan të Kinës jugore dhe Huizhou në provincën Guangdong të Kinës jugore. (Irma)