25 ndërmarrje strategjike ngritën biznese në Hong Kong
2024-03-22 16:21:36

Njëzet e pesë ndërmarrje strategjike nënshkruan një marrëveshje për t'u bërë partnerë strategjikë të ndërmarrjeve të qeverisë së Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR).

25 ndërmarrjet strategjike vijnë nga industri të tilla si teknologjia e jetës dhe shëndetit, inteligjenca artificiale dhe shkenca e të dhënave, “fintech”, prodhimi i avancuar dhe energjia e re, shkruan “Xinhua”.

Midis tyre, gjashtë ndërmarrje janë nga SHBA-ja, ndërsa pjesa tjetër nga Kina kontinentale.

Në vitet e ardhshme, ndërmarrjet strategjike synojn të investojnë më shumë se 40 miliardë dollarë HK (rreth 5.11 miliardë dollarë amerikanë) në Hong Kong dhe të krijojnë mbi 13.000 vende pune, shumica e të cilave do të jenë kërkime shkencore dhe pozicione drejtuese.

John Lee, shefi ekzekutiv i HKSAR-së, tha se ai ka besim të plotë se ndërmarrjet strategjike do të vazhdojnë të lulëzojnë në Hong Kong.

Sekretari financiar i qeverisë së HKSAR, Paul Chan, tha se qeveria e HKSAR do të vazhdojë të mbështesë kërkimin dhe zhvillimin për të nxitur komercializimin e rezultateve të kërkimit dhe për të promovuar industrializimin e ri, për të ushqyer bizneset e reja dhe talentet lokale dhe për të nxitur bashkëpunimin me qytetet simotra në Zonën e Madhe të Gjirit, me synimin për të kultivuar një ekosistem më të lulëzuar të inovacionit dhe teknologjisë. (Irma)