Izraeli konfirmon vrasjen e më shumë militantëve në ofensivën e spitalit në Gaza
2024-03-22 15:40:54

Ofensiva e ushtrisë izraelite në spitalin Al-Shifa të qytetit të Gazës ka çuar në vdekje të tjera, njoftoi Ushtria izraelite.

“Më shumë se 50 terroristë u eliminuan gjatë shkëmbimeve të zjarrit”, bëri të ditur ushtria, duke shtuar se më shumë se 140 militantë ishin eliminuar në zonën e spitalit që nga fillimi i operacionit disa ditë më parë, shkruan “ATSH”.

Sipas Ushtrisë, forcat izraelite kishin gjetur gjithashtu objekte për ruajtjen e armëve.

Asnjë nga informacionet nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Trupat izraelite kishin hyrë në spitalin më të madh në Rripin e Gazës në orët e para të së hënës për të ndërmarrë veprime kundër Hamasit dhe infrastrukturës së tij. Sipas Ushtrisë, deri më tani në operacion janë vrarë dy ushtarë izraelitë, si dhe rreth 20 persona, duke i cilësuar ata si terroristë. Rreth 160 të dyshuar janë arrestuar. (Irma)