Kina përshëndet vendimin e Ukrainës për anullimin e listës së “sponsorizuesve të luftës ndërkombëtare”
2024-03-22 21:01:28

Kina përshëndet masat e marra nga Ukraina për anulimin e listës së “sponsorizuesve të luftës ndërkombëtare”, tha të premten në konferencë për shtyp, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Sipas raportit, qeveria ukrainase mbajti së fundmi një mbledhje dhe vendosi të anullojë listën e "sponsorëve të luftërave ndërkombëtare" të hartuar dhe publikuar nga Byroja Kombëtare e Ukrainës për Parandalimin e Korrupsionit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës tha se “Qëndrimi i Kinës për çështjen e Ukrainës është konsistent dhe i qartë. Ne qëndrojmë gjithmonë në anën e paqes dhe drejtësisë. Kina ka shprehur kundërshtimin e saj me vendosmëri ndaj listimit të kompanive kineze nga pala ukrainase. Kina mirëpret masat e Ukrainës për heqjen e listës.” (Li Huailiang/Elona)