Garda Bregdetare Kineze pengon veprimet e paligjshme të Filipinës në Brezin Koralor Tiexian
2024-03-22 11:08:10

Zëdhënësi i Gardës Bregdetare Kineze (CCG) Gan Yu, tha se 34 individë nga Filipinet injoruan paralajmërimin e Kinës dhe hipën ilegalisht mbi Brezin Koralor Tiexian, të enjten. Brezi koralor gjendet në pjesën veriore të ishujve Nansha.

Oficerët e zbatimit të ligjit të CCG-së, hetuan dhe trajtuan rastin në përputhje me ligjin. "Kina ka sovranitet të padiskutueshëm mbi ishujt Nansha, duke përfshirë brezin koralor Tieksian dhe ujërat e saj pranë saj, me prova historike dhe bazë ligjore," tha Gan në një deklaratë të botuar të enjten.

"Veprimet e Filipines shkelin sovranitetin territorial të Kinës, shkelin Deklaratën mbi Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës së Jugut dhe dëmtojnë paqen e stabilitetin në ujërat detare." - tha Gan.

CCG kundërshton veprime të tilla të paligjshme dhe do të vazhdojë të mbrojë të drejtat dhe zbatimin e ligjit në ujërat nën juridiksionin e Kinës, në përputhje me ligjin - shtoi Gan. (Elona)