MJK: Çështja e kufirit mes Kinës dhe Indisë nuk ka lidhje me SHBA-në
2024-03-21 20:45:04

Çështja e kufirit mes Kinës dhe Indisë është një çështje vetëm e dy vendeve. S’ka fare lidhje me Shtetet e Bashkuara - tha të enjten Li Jian, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës gjatë konferencës për shtyp.

foto: Konteja Motuo/VCG

foto: Konteja Motuo/VCG

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se SHBA-ja pranoi të mërkurën që rajoni i ashtuquajtur Arunachal Pradesh, (pjesa jugore të Rajonit Autonom Xizang të Kinës) është territor indian, dhe kundërshton fuqimisht çdo përpjekje për të thyer vijën aktuale të kontrollit, në mënyrë ushtarake ose civile, për të avancuar pretendimet territoriale në mënyrë të njëanshme.

Zëdhënësi kinez tha se Kina shpreh pakënaqësi dhe kundërshti të fortë për këtë. Kufiri midis Kinës dhe Indisë nuk është përcaktuar kurrë. Pjesa jugore e Rajonit Autonom Xizang ka qenë gjithmonë territor i Kinës. Ky ështe fakt i pamohueshëm. Çështja e kufirit midis Kinës dhe Indisë është çështje e dy vendeve dhe s’ka lidhje me SHBA-në. Dihet se SHBA gjithmonë ka provokuar dhe shfrytëzuar mosmarrëveshjet të vendeve të tjera, për t'i shërbyer interesave të saj egoiste gjeopolitike. (Li Huailiang/Elona)