Kryeministri Li thekson përmirësimin e mirëqenies së popullit gjatë inspektimit
2024-03-21 17:18:43

Foto nga Xinhua

Kryeministri Kinez Li Qiang theksoi përmbushjen e aspiratave të popullit për një cilësi jetese më së lartë dhe përmirësimin e mirëqenies së tyre. Gjithashtu nxiti zhvillimin e cilësisë së lartë, gjatë turneut të tij të inspektimit në provincat Fujian dhe Jiangxi, nga e hëna deri të mërkurën.

Gjatë vizitës në një park në Fuzhou, kryeqendër i Fujian, Li tha se një ekomjedis i mirë është kontribuesi më përfshirës për mirëqenien e njerëzve, dhe duhet bërë më shumë përpjekje për të përmirësuar mjedisin.

Qeveria provinciale e Fujian dhe qeveria e qytetit të Fuzhou i raportuan Kryeministrit Li mbi furnizimet e banorëve, strehimin dhe mbështetjen ndaj tyre. Li kërkoi përmirësimin e mëtejshëm të strehimit, duke përfshirë blerjen dhe qiranë, për të përmbushur më mirë nevojat e grupeve të ndryshme, dhe përmirësuar kushtet e jetesës së njerëzve.

Li vizitoi gjithashtu një fabrikë amerikane në Fuzhou. Ai u kërkoi zyrtarëve vendas që të përmirësojnë mjedisin e biznesit për ndërmarrjet e huaja, dhe të mbështesin zhvillimin e tyre në Kinë.

Foto nga Xinhua

Kur inspektoi një qendër karriere dhe një shkollë profesionale në Jiangxi, Li tha se punësimi është vendimtar për mirëqenien e njerëzve, duke kërkuar mbështetje të plotë për punëkërkuesit që ndeshen me vështirësi në sigurimin e punësimit. Ai theksoi rëndësinë e zhvillimit të arsimit profesional, trajnimit të talenteve teknikë të cilësisë së lartë, dhe thellimit e integrimit të industrisë, akademisë dhe kërkimit. (Elona)