Kanadaja ndalon dërgesat e armëve në Izrael
2024-03-21 15:37:15

CFP

CFP

Kanadaja ka vendosur të ndalojë dërgesat e saj të armëve në Izrael, ka konfirmuar ministrja e Punëve të Jashtme, Mélanie Joly, në një deklaratë për gazetën e përditshme “Toronto Star”, shkruan “ATSH”.

Kanadaja, një aleat kyç i SHBA-së, që i siguron Izraelit miliarda dollarë në vit ndihmë ushtarake, ka reduktuar dërgesat e saj të armëve në Izrael në pajisje jovdekjeprurëse.

Izraeli e kritikoi vendimin, me ministrin e Jashtëm, Israel Katz, që tha se ai minon të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur kundër terroristëve të Hamasit.

“Historia do ta gjykojë ashpër veprimin aktual të Kanadasë”,- tha ai në një postim në “X”.

CFP

CFP

Ndërsa pohon të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, kryeministri kanadez Justin Trudeau ka marrë një qëndrim gjithnjë e më kritik ndaj Izraelit ndërsa vdekjet e civilëve janë shtuar në Gaza.

Të hënën, Parlamenti kanadez miratoi një rezolutë jodetyruese që i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të punojë drejt një zgjidhjeje me dy shtete midis Izraelit dhe palestinezëve. (Elona)