Presidenti Xi Jinping i bën thirrje Hunanit të shkruajë kapitullin e tij në modernizimin e Kinës
2024-03-21 20:51:00

Presidenti Xi Jinping i ka bërë thirrje provincës Hunan të Kinës Qëndrore, që të jetë e përkushtuar në reforma dhe inovacion. Hunan duhet të jetë praktik dhe realist, për të shkruar një kapitull të ri në ndërtimin e modernizimit të Kinës.

Xi, njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së dhe Kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i bëri këto komente gjatë inspektimit të tij në provincën Hunan nga e hëna deri të enjten.   (Li Huailiang/Elona)