Kryediplomati kinez nxit Australinë të ndërmarrë politika në përputhje me interesat e veta
2024-03-21 17:22:56

Foto nga MPJ

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, inkurajoi Australinë të bëjë politikat në mënyrë të pavarur, gjatë një takimi me ish kryeministrin australian Paul Keating, të enjten në Sidni. 

Wang, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK, tha se Kina është e gatshme të punojë me Australinë për të nxitur ndërtimin e një partneriteti më të fortë, më të qëndrueshëm dhe më frytëdhënës për të dyja vendet. 

Australia është partner i Kinës. Lidhjet dypalëshe po lëvizin në rrugën e duhur - tha Ministri i Jashtëm, duke shtuar se të dy palët duhet të besojnë njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojnë me efikasitet.

Australia është një aleat i SHBA-së dhe më e rëndësishmja, një shtet sovran, vuri në dukje Uang, duke i kërkuar vendit të bëjë politika në përputhje me interesat e tyre. 

Kina është e gatshme të ndajë mundësitë e saj të zhvillimit me vende të tjera, përfshirë Australinë - shtoi ai. 

Foto nga MPJ

Keating tha se Kina ka një ekonomi të madhe me hapësirë të gjerë zhvillimi. 

Kina s'është një kërcënim për botën dhe zhvillimi i saj është i pandalshëm - shtoi ai, para se të shprehte besimin për marrëdhënien Kinë - Australi.(Elona)