Shangai ka mbi 2000 km rrugë që lejojnë teste autonome të drejtimit
2024-03-21 11:46:48

Foto nga VCG

Shangai hapi të martën 205 km të tjera të rrugëve të tij për teste autonome të drejtimit në Zonën e Re Pudong. Kjo e çon gjatësinë totale të rrugëve të tilla në qytet në mbi 2000 km, citon “Xinhua” autoritetet lokale.

Deri tani, 32 ndërmarrje dhe 794 automjete në Shangai kanë marrë licenca për teste rrugore, demonstrim aplikimesh dhe demonstrim funksionimi të drejtimit autonom, me një kilometrazh testimi kumulativ prej rreth 22.9 milionë km dhe një kohë totale testimi prej rreth 1.22 milionë orë.

Që nga viti 2018, Shangai ka hapur rrugë për testet autonome të drejtimit në faza dhe ka caktuar katër zona demonstrimi, duke përfshirë Jiading, Lingang, Fengxian dhe Jinqiao. (Elona)