Kina do të marrë masa të duhura sipas nevojës, për të mbrojtur interesat legjitime të kompanive të saj
2024-03-21 20:38:40

foto: VCG

foto: VCG

Kina do të ndërmarrë masa të duhura sipas nevojës, për të mbrojtur interesa legjitime të kompanive kineze -  tha të enjten në konferencë për shtyp, Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës, He Weidong. 

Raportohet se qeveria amerikane po konsideron ta vendosë kompaninë kineze të çipave, në listën e saj të sanksioneve, në emër të “furnizuesve për ‘Huawei’”. 

Duke folur për këtë, Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës, tha se pala kineze ka kundërshtuar gjithmonë politizimin dhe armatizimin e çështjeve ekonomike, tregtare, shkencore dhe teknologjike. Vitet e fundit, SHBA ka abuzuar me masat e kontrollit të eksportit.  Ajo ka vendosur sansionet në mënyrë të paarsyeshme mbi kompanitë kineze, duke ndërprerë seriozisht zinxhirin global industrial dhe atë të furnizimit, duke dëmtuar të tjerët edhe veten. Me vendosjen e fuqisë shtetërore në mënyrë vazhdueshme mbi gjigantin e telekomunikacionit të Kinës “Huawei”, dhe nëse SHBA vazhdon me sanksionet mbi kompanitë kineze, në emër të “furnizuesve për ‘Huawei’”, do kemi të bëjmë me një veprim tipik të bullizmit ekonomik.  Kjo do të shkelë rregullat ndërkombëtare tregtare, do të dëmtojë rendin ekonomik dhe do të shihet me përçmim nga komuniteti i huaj ekonomik dhe tregtar.  Pala kineze i kërkon palës amerikane të mos ndërmarrë veprime të gabuara. Kina do të ndërmarrë masat e nevojshme, sipas nevojës, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat legjitime të kompanive kineze.