Kompania kineze e ndërtimit nënshkruan marrëveshje për të zgjeruar aeroportin e Serbisë
2024-03-21 15:29:06

CFP

CFP

Aeroporti “Konstantin Veliki” i Serbisë në qytetin juglindor të Nishit do të zgjerohet pas një kontrate për zhvillimin e infrastrukturës me “Shandong Hi-Speed Group” të Kinës.

Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës së Serbisë, Goran Vesiç, nënshkroi kontratën së bashku me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Aeroporteve të Serbisë, Mihajlo Zdravkoviç, dhe drejtorit të Grupit të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Teknik Ndërkombëtar të “China Shandong”, Zhuang Yong.

CFP

CFP

“Kontrata përfshin ndërtimin e 1976 metrave rrugë të brendshme dhe zhvillimin e 53.900 metrave katrorë hapësirë aeroporti, nga gjithsej 80.000 metra katrorë. Kapaciteti i parkimit do të rritet nga 173 vendparkime aktuale në 580”,- tha Zdravkoviç.

Vesiç vuri në dukje potencialin e rritjes së aeroportit, duke thënë se ai mbajti një numër rekord prej 488.312 pasagjerësh vitin e kaluar dhe shifra më të larta priten në të ardhmen. (Elona)

CFP

CFP

CFP

CFP