Kina përmirëson aksesin e shërbimeve cilësore të kujdesit shëndetësor për fëmijët
2024-03-21 12:02:15

Foto nga VCG

Kina do të përmirësojë në mënyrë aktive shërbimet shëndetësore të fëmijëve dhe aksesin në burimet mjekësore cilësore pediatrike.

Zyrtari i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, Li Dachuan, tha në një konferencë për shtyp se Kina do të krijojë dy qendra kombëtare dhe pesë rajonale mjekësore për fëmijë dhe do të ofrojë mbështetje për 67 specialitete klinike kyçe që lidhen me kujdesin shëndetësor pediatrik, bën të ditur “Xinhua”.

Sipas tij, secilit rajon të nivelit provincial i është kërkuar të krijojë një spital të nivelit të lartë të specializuar në kujdesin shëndetësor të fëmijëve ose një departament të nivelit të lartë të pediatrisë në një spital gjithëpërfshirës në vitin 2024.

Li theksoi se Kina gjithashtu do të përmirësojë kanalin e saj të gjelbër 24-orësh dhe shërbimet e integruara pediatrike në institucionet mjekësore dhe do të zgjerojë trajnimin e saj të standardizuar për mjekët rezidentë pediatrikë. (Elona)