Guangzhou do të presë ceremoninë e hapjes së Lojërave të 15-ta Kombëtare të Kinës 2025
2024-03-21 17:36:25

Ceremonia e hapjes së Lojërave të 15-ta Kombëtare të Kinës do të zhvillohet në Guangzhou, kryeqendra e provincës Guangdong, thanë organizatorët të mërkurën.

Lojërat e 15-ta Kombëtare do të bashkorganizohen nga provinca Guangdong, Hong Kong SAR dhe Makao SAR në vitin 2025, duke shënuar herën e parë që rajonet e posaçme administrative të Hong Kongut dhe Makaos organizojnë një ngjarje të madhe sportive kombëtare, bën të ditur “Xinhua”.

Lojërat Kombëtare mbahen çdo katër vjet, zakonisht vitin pas Olimpiadës dhe shihen si një platformë për të zbuluar talentet sportive. (Elona)