Kina mbështet NVM-të përmes industrializimit të patentave
2024-03-21 15:15:27

CFP

CFP

Kina ka rritur mbështetjen për industrializimin e patentave të saj, duke synuar të ushqejë më shumë ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM), sipas rregullatorit kryesor të pronësisë intelektuale të vendit.

Administrata Kombëtare e Pronësisë Intelektuale (NIPA) ka nxjerrë një plan në bashkëpunim me katër departamente qeveritare, duke propozuar që Kina të rrisë ndërgjegjësimin për pronësinë intelektuale dhe kapacitetet industriale të patentave të NVM-ve deri në vitin 2025, bën të ditur “Xinhua”.

Kina duhet të forcojë përpjekjet për të kultivuar ndërmarrje përfaqësuese, të krijojë një grup firmash gjigante të vogla, ndërmarrje kampione të specializuara në tregje të veçanta dhe me teknologji të avancuara dhe të promovojë listimin e ndërmarrjeve kualifikuese, sipas planit.

Vendi do të punojë për të zhvilluar një sërë produktesh konkurruese për patentë.  Duke u fokusuar në industrializimin e patentave, plani integron zinxhirin e patentave në zinxhirët e inovacionit, industrisë, talenteve dhe shërbimeve për të promovuar rrjedhën efektive dhe shpërndarjen efikase të burimeve inovative, duke kontribuar në zhvillimin dhe zgjerimin e shpejtë të sipërmarrjeve, tha një zyrtar i administratës. (Elona)

CFP

CFP