Gjermania njofton paketën e ndihmës prej 500 milionë eurosh për Ukrainën
2024-03-21 11:53:39

Foto nga VCG

Gjermania ka njoftuar raundin e fundit të financimit për Ukrainën, në një total prej 500 milionë eurosh, bën të ditur “RTSH”.

Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, deklaroi se paketa përfshin municione.

Paketa u njoftua gjatë bisedimeve me SHBA-në dhe aleatët e tjerë në bazën ajrore “Ramstein”.

Duke folur në kuadër të bisedimeve, Pistorius tha se SHBA-ja është ende një partner i besueshëm.

Gjermania ka qenë mbështetësi i dytë më i madh financiar i Ukrainës, pas SHBA-së. (Elona)