Zyrtarët prezantojnë masat e reja të Kinës për nxitjen e investimeve të huaja
2024-03-21 11:32:36

Foto nga VCG

Zyrtarët kinezë paraqitën të mërkurën, masat më të fundit për nxitjen dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Këtu përfshiret zgjerimi i "Katalogut të Industrive të inkurajuara për Investimet e Jashtme" dhe lehtësimi i fluksit të të dhënave, për të ulur kostot për institucionet financiare të huaja.

Konferenca për shtyp e mbajtur nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës, pason fillimin e një plani veprimi, për të nxitur hapjen e nivelit të lartë dhe përpjekjet për të tërhequr dhe përdorur investimet e huaja. 

Kina po punon për zgjerimin e "Katalogut të Industrive të inkurajuara për investimet e huaja," si pjesë e nxitjes së investimeve të huaja, thotë Hua Zhong, kreu i Departamentit të Kapitalit të Huaj dhe Investimeve, të Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës.

Kina po inkurajon ndërmarrjet e huaja të investojnë në ekonominë e saj të gjelbër, atë dixhitale dhe shëndetësore, shtoi Hua. 

Zhu Bing, kreu i Departamentit të Administratës së Investimeve të Huaja në Ministrinë e Tregtisë, tha se do përqëndrohen në ndërtimin e markas "Investo në Kinë", duke zhvilluar veprimtari të cilësisë së lartë, ofruar shërbime të mira dhe krijuar një mjedis të lartë biznesi. 

Ndërkohë, vendi po punon mbi masat e reja për të lehtësuar rrjedhjen e të dhënave, për të ulur kostot për institucionet financiare, dhe thjeshtësuar pagesat për të huajt, tha Zhu Yu, kreu i Departamentit Ndërkombëtar të Bankës Popullore të Kinës, Banka Qendrore.  (Elona)