Kina sheh progres të qëndrueshëm në diagnostikimin e sëmundjeve
2024-03-21 17:24:04

CFP

CFP

Institucionet mjekësore të nivelit parësor të Kinës, duke përfshirë qendrat shëndetësore të komunitetit dhe klinikat e qyteteve dhe fshatrave, tani trajtojnë 52 për qind të totalit të vizitave mjekësore të vendit, tha të martën një zyrtare e Komisionit Kombëtar të Shëndetit.

Gjatë një konference për shtyp, Fu Wei, e ngarkuar për kujdesin shëndetësor të nivelit parësor, tha se Kina ka parë përparim të qëndrueshëm në ndërtimin e një sistemi diagnostikimi dhe trajtimi të shkallëzuar, me institucione mjekësore në nivel qarku dhe më poshtë që u shërbejnë më shumë pacientëve, citon “Xinhua”.

Fu tha se institucionet mjekësore në zonat rurale duhet të jenë të afta të trajtojnë sëmundje të zakonshme dhe që ndodhin shpesh.

Sistemi mjekësor i shkallëzuar synon të klasifikojë sëmundjet sipas përparësisë dhe vështirësisë së trajtimit si një referencë për institucionet mjekësore në nivele të ndryshme për të trajtuar sëmundje të ndryshme, shtoi Fu.

Këtë vit, Kina do të inkurajojë më tej pacientët që të kërkojnë kujdes mjekësor bazë në institucionet mjekësore të nivelit parësor dhe të rrisë kapacitetin e këtyre institucioneve për të identifikuar sëmundje komplekse dhe për të transferuar pacientët në spitale të nivelit më të lartë, tha Fu.

CFP

CFP

Sipas saj, nëpërmjet përpjekjeve të tilla, sëmundjet më të zakonshme dhe më të shpeshta pritet të diagnostikohen dhe trajtohen në institucionet mjekësore në nivel qarku ose më poshtë. (Elona)