Presidenti ukrainas: Thelbësore që negociatat me BE-në të fillojnë në qershor
2024-03-21 11:50:35

Foto nga VCG

Presidenti Volodymyr Zelensky e cilësoi si thelbësore për Ukrainën dhe për të gjithë Europën që negociatat reale për anëtarësimin të fillojnë pa vonesë në qershor, bën të ditur “ATSH”.

“Ky veprim do të dërgonte sinjalin e duhur politik se Europa është mjaftueshëm e fortë për t’i rezistuar presionit rus”,- shtoi ai.

Lidhur me takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën në bazën ajrore amerikane “Ramstein”, Zelensky foli për një takim produktiv.

“Do të ketë paketa të reja mbrojtëse, përfshirë artilerinë. Edhe shtetet e tjera duhet t’i bashkohen nismës së Republikës Çeke për blerjen e municioneve, ndërsa përparësia për mbrojtjen ajrore, luftën elektronike dhe dronët mbetet padyshim e pandryshuar”,- theksoi presidenti ukrainas. (Elona)