Kina nis goditjen ndaj të arratisurve dhe korrupsionit ndërkufitar
2024-03-21 10:51:54

Foto nga VCG

Kina ka nisur një operacion kundër korrupsionit të koduar “Sky Net”, që synon kapjen e të arratisurve, rikuperimin e pasurive të përvetësuara dhe luftimin e korrupsionit ndërkufitar.

Lëvizja u njoftua në një takim të Grupit Qendror të Koordinimit Kundër Korrupsionit, bën të ditur “Xinhua”.

Sipas takimit, mekanizmi i integruar për ndjekjen e të arratisurve, parandalimin e arratisjes dhe rikthimin e pasurive të vjedhura do të avancohet më tej në mënyrë tërësore. (Elona)