Pekini ende kryeson renditjen e qyteteve shkencore globale sipas "Nature Index"
2024-03-20 16:46:07

CFP

CFP

Për të tetin vit rradhaz, Pekini është pozicionuar në vendin e parë në renditjen globale të qyteteve shkencore, siç matet nga Nature Indek, u shpreh Yin Yong-u, Zv/Sekretar i Komitetit Bashkiak të Pekinit të PKK dhe Kryebashkiaku i Pekinit.

Indexi i Natyrës gjurmon autorët e shkrimeve shkencore, në revistat prestigjioze kërkimore. Renditja e Pekinit ka treguar se ai mbetet qyteti më i mirë shkencor në botë.

Yin iu përgjigj pyetjeve të medias në një konferencë shtypi, mbi shfrytëzimin e rolit strategjik të Pekinit si kryeqytet kombëtar, duke nisur një kapitull të ri në zhvillimin me cilësi të lartë.

CFP

CFP

Pekini ka 92 kolegje dhe universitete, dhe më shumë se 1000 institute kërkimi. Numri i madh i laboratorëve kombëtarë dhe instalimeve të mëdha shkencore e renditin Pekinin të parin në vend.

Investimi i Pekinit në kërkim dhe zhvillim ka qenë ndër më të mëdhenjtë në vend. Çdo 10,000 njerëz në Pekin mbajnë mesatarisht mbi 262 patenta shpikjeje, të renditura të para në Kinë.

Kryeqyteti ka një grup të madh talentesh, më shumë se 550.000 studiues shkencorë. Në fushën e inteligjencës artificiale, talentet kryesore të Pekinit përbëjnë 43% të totalit të vendit.

Çdo ditë në Pekin krijohen mesatarisht 337 ndërmarrje të bazuara në teknologji .

CFP

CFP

(Xu Guang/Elona)