Kina dhe Australia arrijnë konsesus të rinisin dialogun e gjithanshëm dhe të forcojnë bashkëpunimin
2024-03-20 19:04:31

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Kina dhe Australia ranë dakord të rifillojnë dialogun e gjithanshëm dhe të forcojnë më tej bashkëpunimin pas raundit të shtatë të dialogut diplomatik dhe strategjik Kinë-Australi në kryeqytetin australian Kanberrë të mërkurën. 

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Në dialogun e kryesuar nga ministri i Jashtëm kinez Wang Yi dhe homologia e tij australiane Penny Wong, të dy palët ranë në një mendje që të rinisin dhe të vendosin dialogun në të gjitha fushat dhe të shtojnë fushat e bashkëpunimit, duke përfshirë diplomacinë, ekonominë, tregtinë, teknologjinë, arsimin dhe zbatimin e ligjit. Të dy palët pranuan gjithashtu të nisin aktivisht një dialog lidhur me çështjet detare dhe të marrin masa të mëtejshme për të lehtësuar shkëmbimet e personelit ndërmjet të dy vendeve.