Kina shpreh pakënaqësi të fortë ndaj akuzës së kryediplomatit amerikan
2024-03-20 20:26:31

Pala kineze shpreh pakënaqësinë e vet të fortë dhe kundërshton me vendosmëri akuzat e sekretarit të Shtetit të Kinës Antony Blinken, dhe i ka paraqitur demarsh serioz palës amerikane, tha të mërkurën në një konferencë për shtypin zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lin Jian.

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e akuzoi të hënën Kinën për shtrembërim të mjedisit global të informacionit në të ashtuquajturin "Samit për Demokracinë". Zëdhënësi i diplomacisë së Kinës vuri në dukje se përdorimi i të ashtuquajturit "Samit për Demokracinë" për të ekzagjeruar "demokracinë kundër autoritarizmit" është në vetvete një narrativë e rreme, dhe akuzimi i Kinës për përhapjen e informacionit të rremë është në vetvete informacion i rremë.

foto: VCG

foto: VCG

“ShBA-ja është burimi dhe përhapësja më e madhe në botë e informacionit të rremë, dhe bota e sheh qartë këtë. Ekonomia kineze ka qëndrueshmëri dhe prirje të mirë zhvillimi, ndërsa ShBA-ja trumbeton 'teorinë e rrënimit' dhe 'teorinë e kulmit'; nisma 'Një brez, një rrugë' ka sjellë përfitime për popujt e të gjitha vendeve, ndërsa ShBA-ja e konsideron si një të ashtuquajtur 'kurth borxhi'; të huajt tregojnë Kinën e vërtetë, ndërsa ShBA-ja e quan këtë si "manipulim të opinionit publik nga ana e Kinës"; politikat dhe masat e Kinës për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm në Xinjiang janë etiketuar 'punë e detyruar' dhe 'gjenocid' nga pala amerikane," tha Lin Jian. 

Sipas tij, politikanët amerikanë, duke përfshirë drejtorin e CIA-s, e kanë pranuar disa herë se ShBA-ja ka përhapur komente shpifëse kundër Kinës nëpërmjet mjeteve të fshehta, si blerja e mediave. Këto dëshmojnë se ShBA-ja ka përhapur dezinformacion për Kinën në mënyrë të organizuar e të planifikuar për shumë vjet dhe është bërë një mjet i rëndësishëm i luftës së përceptimit të ShBA-së kundër Kinës.