Banorët kinezë nuk flenë mjaftueshëm, tregon raporti
2024-03-20 15:12:02

Foto nga VCG

Banorët kinezë flenë më pak se 7 orë, sipas Raportit Kombëtar 2024 për Gjumë të Shëndetshëm, të publikuar të shtunën nga Shoqata Kërkimore Kineze e Gjumit.

Raporti tregoi se kinezët shkojnë në shtrat mesatarisht pas orës 00:00, dhe flejnë 6.75 orë në natë.

Raporti u bazua në një sondazh prej mbi 10,000 vetësh, duke përfshirë studentë, nëpunës zyre dhe pensionistë.

Ai tregoi se 28% e të anketuarve flenë më pak se 6 orë. 64% kanë cilësi të ulët gjumi.

Foto nga VCG

Shumica e njerëzve kanë përjetuar shqetësime si zgjime në mes të natës, zgjime të hershme, vështirësi për të fjetur dhe urinim, thuhet në raport.

Raporti tregoi gjithashtu se 59% e të anketuarve vuajnë nga pagjumësia, ndërsa vetëm 19% nuk kanë çrregullime të gjumit.

Vetëm 29% e të anketuarve shkojnë në shtrat para orës 23:00. 47% flejnë pas orës 00:00 dhe 13% pas orës 2:00. Midis tyre, brezi i viteve 2000 flen mesatarisht pas orën 00:33, ndërsa ai i para viteve 70 shkon të flejë në orën 23:02.

Pensionistët e para dhe pas viteve' 70 shpesh vuajnë nga zgjimi në mes të natës, zgjimi i hershëm dhe urinimi, ndërsa brezat e viteve '00 dhe '90 kanë probleme për ti zënë gjumi.

Përsa i përket studentëve të universitetit, 56% përdorin celularët më shumë se 8 orë në ditë. 51% shkojnë në shtrat pas orës 00:00 dhe 19% pas orës 2:00.

Raporti tregoi gjithashtu një lidhje midis stilit të jetesës dhe cilësisë së gjumit.

Foto nga VCG

Njerëzit që ushtrojnë sport rregullisht (më shumë se 10 herë në muaj) priren të flejnë dhe të zgjohen herët. Flejnë mesatarisht në orën 23:56  dhe zgjohen në orën 7:26 të mëngjesit. Krahasuar me ata që ushtrojnë sport më pak se 3 herë në muaj, kohëzgjatja është gati 14 minuta më e shkurtër.

Përveç kësaj, kohëzgjatja e gjumit e njerëzve që pinë alkool është 27 minuta më e shkurtër se ajo e atyre që nuk pinë. Me rritjen e frekuencës së konsumit të alkoolit, cilësia e gjumit bie. (Ziqi/Elona)