Ekspozita e turizmit do të tërheqë mbi 5000 ekspozues në Shangai këtë muaj
2024-03-20 16:00:28

Një ekspozitë turistike, “Tourism Plus Shanghai 2024”, do të zhvillohet nga 26 deri më 30 mars, njoftoi organizatori i ekspozitës.

Duke mbuluar një sipërfaqe prej mbi 600.000 metrash katrorë, ekspozita do të përfshijë katër seksione kryesore dhe do të shfaqë më shumë se 100 forume dhe samite dhe mbi 200 aktivitete, bën të ditur “Xinhua”.

Ngjarja pritet të tërheqë më shumë se 5000 ekspozues nga mbi 30 vende dhe rajone dhe të mirëpresë mbi 400.000 vizitorë nga më shumë se 120 vende dhe rajone. (Elona)