Chongqing nis linjën e fluturimit të drejtpërdrejtë për në Milano
2024-03-20 15:32:25

CFP

CFP

Komuna Chongqing e Kinës jugperëndimore hapi të martën një linjë ajrore direkte pasagjerësh për në Milano të Italisë, sipas Aeroportit Ndërkombëtar Chongqing Jiangbei. Kjo është linja e parë ajrore direkte që lidh Kinën perëndimore dhe Milanon, bën të ditur “Xinhua”.

I operuar nga “Hainan Airlines” me një avion Boeing 787, shërbimi i ri do të ofrojë dy udhëtime vajtje-ardhje çdo javë, të planifikuara për të martën dhe të premten.

Kina po zbaton një politikë të njëanshme pa viza për mbajtësit e pasaportave të zakonshme nga Italia, Franca, Gjermania, Holanda, Spanja dhe Malajzia në baza prove.

Nga 1 dhjetori 2023 deri më 30 nëntor 2024, ata që kanë pasaporta të zakonshme nga këto gjashtë vende kanë të drejtë të hyjnë në Kinë pa viza për biznes, turizëm, vizitë te të afërmit dhe tranzit për jo më shumë se 15 ditë.

CFP

CFP

Kjo politikë do të forcojë funksionimin pa probleme të linjës së re ajrore, sipas aeroportit. Aktualisht, aeroporti ofron 22 linja ajrore për pasagjerë drejt destinacioneve ndërkombëtare dhe rajonale dhe operon më shumë se 110 fluturime në javë në qytete të tilla si Londra, Parisi, Madridi, Roma dhe Sidnei. (Elona)