Zhvillohet me sukses Forumi i 3-të Ndërkombëtar "Demokracia: Vlerat e përbashkëta të njerëzimit"
2024-03-20 20:49:36

foto: VCG

foto: VCG

U zhvillua me sukses të mërkurën në Pekin Forumi i 3-të Ndërkombëtar "Demokracia: Vlerat e përbashkëta të njerëzimit". Rreth temave si “Demokracia dhe modernizimi i qeverisjes”, “Demokracia dhe sundimi i ligjit në epokën digjitale”, dhe “Inteligjenca artificiale dhe e ardhmja e demokracisë”, mbi 200 të ftuar nga vende, rajone dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare diskutuan lidhur me kuptimin e vërtetë të demokracisë dhe mënyrat e njohjes së njëri-tjetrit.

Pjesëmarrësit ishin të mendimit se demokracia është një vlerë e përbashkët për të gjithë njerëzimin dhe qëllimi i saj është të mbrojë dhe përmirësojë mirëqenien e të gjithë njerëzve. Duhet të respektohet plotësisht përpjekja e vendeve në zhvillim për të eksploruar, zhvilluar dhe realizuar demokracinë, të respektohen të drejtat e popujve të të gjitha vendeve për të zgjedhur në mënyrë të pavarur rrugën e tyre të zhvillimit dhe të kundërshtohet përdorimi i demokracisë për të krijuar përçarje, për të përhapur paragjykime dhe për të prishur paqen në bashkësinë ndërkombëtare. Duhet të promovohet ndërtimi i një lloji të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare me respekt të ndërsjellë, drejtësi e barazi dhe bashkëpunim me përfitime të ndërsjella, si edhe të krijohet një bashkësi me fate të përbashkëta të njerëzimit që lidhet me të ardhmen e bukur të njerëzimit.

Forumi organizohet nga Departamenti i Publicitetit i PKK-së dhe Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës, dhe realizohet nga Akademia Kineze e Shkencave Shoqërore, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Grupi i Komunikimeve Ndërkombëtare i Kinës. (Li Huailiang/Artan)