MJK: Kina ka dhënë një sërë ndihmash urgjente humanitare për Gazën përmes kanaleve dypalëshe e shumëpalëshe
2024-03-20 20:24:25

Kina ka dhënë një sërë ndihmash urgjente humanitare për Gazën nëpërmjet kanaleve dypalëshe dhe shumëpalëshe, vuri në dukje të mërkurën në një konferencë për shtypin zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lin Jian.

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me punët dhe përpjekjet ndërmjetësuese të bëra ditët e fundit nga Kina për sa i përket konfliktit palestinezo-izraelit, zëdhënësi tha se, që nga shpërthimi i këtij raundi të konfliktit mes Palestinës dhe Izraelit, Kina ka qenë e angazhuar për të promovuar armëpushimin, duke mbrojtur në mënyrë efektive civilët dhe duke zbutur krizën humanitare. Kohët e fundit, diplomati kinez Wang Kejian vizitoi Egjiptin, Palestinën, Izraelin, Katarin dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme, me qëllim që të nxisë qetësimin sa më shpejt të situatës në Gazë. Palët e përfshira e vlerësojnë qëndrimin e drejtë dhe përpjekjet aktive të Kinës për të promovuar armëpushimin  dhe përfundimin e luftës, për të përmirësuar situatën humanitare dhe për të shmangur përshkallëzimin dhe zgjerimin e konfliktit. Ata dëshirojnë që Kina të luajë një rol më të madh në promovimin e shpërshkallëzimit të konfliktit dhe qetësimin e situatës.

“Që nga shpërthimi i konfliktit në Gazë, ne kemi mbajtur komunikim dhe koordinim të ngushtë me vendet arabe dhe kemi promovuar armëpushimin dhe përfundimin e luftës me një ndjenjë më të madhe urgjence. Pala kineze ka ofruar një sërë ndihmash urgjente humanitare për Gazën me anë të kanaleve dypalëshe dhe shumëpalëshe,” tha Lin Jian. (Li Huailiang/Artan)