Ndahen ndihmat për Sichuan-in e prekur nga zjarri
2024-03-20 16:54:52

CFP

CFP

Ministria e Menaxhimit të Emergjencave, së bashku me dy organe të tjera qeveritare, ndanë gjithsej 19.500 grupe ndihmash për qarkun Yajiang, provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore, pasi një zjarr pyjor shpërtheu atje të premten, bën të ditur “Xinhua”.

CFP

CFP

Sipas ministrisë, ndihmat përfshinin tenda pambuku, shtretër të palosshëm, jorganë pambuku dhe dyshekë të mbushur me pambuk.

Deri tani, Kina mban një përgjigje emergjente të nivelit IV ndaj zjarrit. (Elona)

CFP

CFP