Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit të sigurojë akses humanitar në Gaza
2024-03-20 15:41:29

Antonio Guterres (Foto ATSH)

Antonio Guterres (Foto ATSH)

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bëri thirrje autoriteteve izraelite që të sigurojnë akses të plotë dhe të papenguar për mallrat humanitare në të gjithë Gazën, bën të ditur “Xinhua”.

Guterres e bëri këtë kërkesë pasi analiza e fundit mbi pasigurinë ushqimore për Gazën paralajmëron se zia e bukës mund të ndodhë deri në fund të majit 2024. Kushtet e nevojshme për të parandaluar urinë nuk janë përmbushur dhe provat e fundit konfirmojnë se uria është e afërt. Raporti është një aktakuzë e tmerrshme e kushteve në terren për civilët.

“Palestinezët në Gaza po durojnë nivele të tmerrshme urie dhe vuajtjesh. Ky është numri më i lartë i njerëzve që përballen me urinë katastrofike. Kjo është një fatkeqësi e krijuar nga njeriu dhe raporti e bën të qartë se ajo mund të ndalet”,- tha Guterres.

Ai u bëri thirrje autoriteteve izraelite që të sigurojnë akses të plotë dhe të papenguar për mallrat humanitare në të gjithë Gazën dhe që komuniteti ndërkombëtar të mbështesë plotësisht përpjekjet humanitare të OKB-së.

“Ne duhet të veprojmë tani për të parandaluar të pamendueshmen, të papranueshmen dhe të pajustifikueshmen”,- tha ai. (Elona)