Xi kryen inspektim mbi përpjekjet për lehtësimin e ngarkesës së punës në bazë në Hunan
2024-03-20 19:00:44

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping inspektoi të martën punën për lehtësimin e ngarkesës së atyre që punojnë në nivel bazë, gjatë një vizite në fshatin Gangzhongping të qytetit Changde të provincës Hunan të Kinës Qendrore.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Pasi mësoi për përmirësimet e efikasitetit të qeverisjes në bazë, Xi tha se Komiteti Qendror i PKK-së ka bërë thirrje të qartë për lehtësimin e ngarkesës së punës të zyrtarëve dhe punonjësve në nivel bazë dhe për zgjidhjen me vendosmëri të formaliteteve të kota dhe burokratizmit.

Ai kërkoi gjithashtu përpjekje të vazhdueshme për ngritjen e nivelit të administrimit dhe të personelit. (Li Huailiang/Artan)