Mbahet në Pekin mbledhja e parë e Grupit të Punës Financiare Kinë-BE
2024-03-20 18:22:53

Foto nga Banka Popullore e Kinës

Foto nga Banka Popullore e Kinës

Të hënën dhe të martën u mbajt mbledhja e parë e Grupit të Punës Financiare Kinë-BE. 

Mekanizmi i Grupit të Punës Financiare Kinë-BE u krijua sipas konsensusit të arritur mes liderëve të të dy palëve gjatë Dialogut të 10-të Ekonomik dhe Tregtar të Nivelit të Lartë Kinë-BE, me synim për të thelluar shkëmbimet financiare dhe për të forcuar bashkëpunimin financiar dypalësh. (Li Huailiang/Artan)