Trenat e mallrave Kinë-Europë arritën rekord në Guangdong
2024-03-20 15:37:58

CFP

CFP

Numri i trenave të mallrave Kinë-Europë për tregtinë ndërkombëtare që qarkullojnë nga provinca Guangdong e Kinës Jugore arriti një maksimum të ri prej 166 në dy muajt e parë të 2024-s, duke u rritur 5 për qind nga viti pararendës, njoftoi të martën administrata e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, citon “Xinhua”.

Nga numri i përgjithshëm i trenave, ata me mallra të eksportit panë një rritje prej 12.5 për qind, duke shënuar gjithashtu një nivel të ri në këtë periudhë. Trenat e mallrave Kinë-Europë nga Guangdong zakonisht marrin 12 deri në 18 ditë për të arritur destinacionet e tyre, ndërsa anijeve të prekura nga kriza e Detit të Kuq u duhet më shumë se një muaj për të devijuar rreth Kepit të Shpresës së Mirë në Afrikën e Jugut.

CFP

CFP

Dogana e Guangdong ka bashkëpunuar në mënyrë aktive me ndërmarrjet dhe ka forcuar koordinimin me portet kryesore doganore, duke hapur kanale të gjelbra për trenat e mallrave Kinë-Europë. (Elona)