Parandalimi i defekteve në lindje redukton vdekjet e të porsalindurve në Kinë
2024-03-20 10:41:36

Foto nga VCG

Shkalla e vdekshmërisë foshnjore të shkaktuar nga defektet e lindjes në Kinë ka rënë me mbi 30 për qind gjatë pesë viteve të fundit, bëri të ditur Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë, citon “Xinhua”.

Gjatë të njëjtës periudhë, shfaqja e defekteve të rënda të lindjes, duke përfshirë defektin e tubit nervor dhe sindromën Down, ka shënuar një ulje prej 23 për qind, tha zyrtari i komisionit Shen Haiping, në një konferencë për shtyp të martën.

Shen shtoi se shkalla e ekzaminimit fizik para shtatzënisë në Kinë ka arritur në 91.8 për qind, ndërsa shkalla e testeve të shqyrtimit prenatal është 88.7 për qind.

Lidhur me përpjekjet e mëtejshme për zbulimin, parandalimin dhe trajtimin e defekteve të lindjes, Shen tha se komisioni do të avancojë zbatimin e planit të punës 2023-2027 për parandalimin dhe kontrollin efikas të defekteve të lindjes, si dhe do të përshpejtojë ndërtimin e një zinxhiri parandalimi dhe trajtimi që mbulon të gjitha fazat, nga ekzaminimet para lindjes deri te kujdesi shëndetësor pediatrik. (Elona)