Edukatori ndërkombëtar bën thirrje për shkëmbime të mëtejshme kino-amerikane
2024-03-20 14:41:31

Kryetarja e një shoqate ndërkombëtare arsimore, tha se organizata e saj mbështet plotësisht, shtimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve arsimore mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Nuk ka zëvendësues për shkëmbimet mes njerëzve. Marrëdhëniet Kinë-SHBA janë shumë, shumë të rëndësishme," tha Fanta Aw, CEO e NAFSA, Shoqata e Edukatorëve Ndërkombëtarë. "Bota ka nevojë që këto marrëdhënie të jenë të forta. Studentët, fakulteti dhe nxënësit – të gjithë ne përfitojmë kur kemi këto lloje shkëmbimesh”.

Aw tha se ka ekziston një marrëdhënie "shumë e fortë" midis dy vendeve, edhe pse kohët e fundit, kjo ka përjetuar disa goditje.

"Unë besoj se duke pasur parasysh historinë e gjatë të shkëmbimeve, do të ketë vullnet të mirë nga të dy palët. Të dy e kuptojmë - të gjitha palët e kuptojnë - se është në interesin e përbashkët. Marrëdhëniet e shëndetshme dhe shkëmbimet janë shumë të rëndësishme," tha ajo.

Aw u emërua këtë vit Drejtore Ekzekutive dhe CEO e organizatës jofitimprurëse, kushtuar arsimit dhe shkëmbimit ndërkombëtar. 10,000 anëtarët e NAFSA janë nga 3500 institucione të arsimit të lartë, nga më shumë se 150 vende.

Foto nga CHINA NEWS SERVICE

Emri fillestar i organizatës ishte Shoqata Kombëtare e Studentëve të Huaj. Në vitin 1990, ajo u riemërua zyrtarisht NAFSA, Shoqata e Edukatorëve Ndërkombëtarë.

Aw tha se shkëmbimi ndërkombëtar i arsimit  "është jashtëzakonisht i rëndësishëm".

"Arsimi jashtë vendit është një nga mënyrat, që ne mund të sigurojmë një vlerësim më të thellë të kulturës së njëri-tjetrit," tha ajo, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimeve në fushën e arsimit, veçanërisht për të rinjtë, për të parë të gjithë panoramën e marrëdhënieve SHBA-Kinë.

Ajo vlerësoi se Kina "ka bërë shumë" për të nxitur studentët kinezë të mësojnë anglisht. Gjithashtu vuri në dukje tendencën e shtimit të lëndëve dygjuhëshe në shkollat fillore dhe të mesme të SHBA, duke përfshirë programet anglisht -mandarin.

"Mendoj se kjo është e mrekullueshme. Ata nxënës që kanë studiuar mandarin në shkollën fillore dhe të mesme, kanë mundësi që nëse do duan, mund ta vazhdojnë edhe në kolegj" tha Aw. "Kur të punojnë, ata do jenë përkthyes kulturore të mrekullueshëm. Do jenë ambasadorë të mrekullueshëm, pasi do jenë në gjendje të flasin rreth çështjeve, duke i kuptuar dhe vlerësuar më mirë nuancat e kulturës.

Aw tha se hendeku gjuhësor, është një nga sfidat në bashkëpunimin dhe shkëmbimet arsimore SHBA - Kinë. Për shembull, një pjesë e vështirësive ka të bëjë ndonjëherë me lajmet aktuale.

Foto nga VCG

"Shpesh ka lajme që tentojnë të përshkruajnë marrëdhëniet Kinë - SHBA si shumë të tensionuara. Ajo që s'thuhet shpesh është se, panvarësisht tensioneve mes qeverive, marrëdhëniet mes njerëzve mbeten", tha ajo. "Ne kemi ende shumë njerëz që shkojnë në Kinë dhe njerëz që vijnë nga Kina në SHBA. Nuk flasim mjaftueshëm për këtë."

Aw e lidhi konceptin e "shkëmbimit njerëz për njerëz" me arsimimin. "Shumë nga pengesat kanë të bëjnë me edukimin dhe injorancën. Kur njerëzit janë injorantë, kanë frikë nga ajo që s'dinë. Sa më i edukuar të jesh, aq më shumë kupton sa të përbashkëta kemi”, tha ajo. "Ndërgjegjësimi është shumë i rëndësishëm. Përjetimi vetjak bëhet shumë i rëndësishëm. Shkëmbimi njerëz-për-njerëz ndodh edhe përmes sportit dhe argëtimit. Shkëmbimi njerëz-për-njerëz është edukim.

"Për neve në NAFSA, një pjesë e mënyrës si duam të jemi të dobishëm është të sigurohemi që universitetet janë të vetëdijshme për këtë. Falë punës së përbashkët me ambasadat, palët e ndryshme të interesit, universitetet dhe të gjithë partnerët, do të kuptojmë si të lehtësojmë procesin", tha ajo.(Ziqi/Elona)