Siria pretendon se Izraeli ka goditur me raketa në afërsi të Damaskut
2024-03-20 14:33:33

Foto nga VCG

Siria pretendon se Izraeli goditi të martën me raketa drejt disa objektivave ushtarake jashtë kryeqytetit Damask, duke shkaktuar dëme materiale. Ministria e mbrojtjes e Sirisë njoftoi se mbrojtja ajrore ndaloi raketat izraelite dhe rrëzoi disa prej tyre, citon “RTSH”.

Irani ka mbështetur me forcë presidentin Bashar al-Assad gjatë konfliktit gati 12-vjeçar të Sirisë. Për shkak të mbështetjes së tij për Sirinë dhe grupin libanez Hezbollah, Izraeli ka kryer sulme të rregullta ajrore me synimin për të frenuar fuqinë ushtarake të Iranit jashtë kufijve të Iranit.

Këto sulme janë shtuar mes tensioneve rajonale që u shkaktuan nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor. Disa oficerë të Gardës Revolucionare iraniane janë vrarë në sulmet që dyshohet se ka kryer Izraeli në Siri që nga dhjetori. (Elona)