Rusia pranon zyrtarisht Marrëveshjen e OBT-së për Subvencionet e Peshkimit
2024-03-20 14:35:18

Foto nga VCG

Rusia pranoi zyrtarisht Marrëveshjen e Organizatës Botërore të Tregtisë për Subvencionet e Peshkimit, duke e sjellë këtë marrëveshje më pranë hyrjes në fuqi.

Sipas shërbimit për shtyp të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, ambasadori i Rusisë në OBT, Nikolai Platonov, i paraqiti drejtoreshës së përgjithshme Ngozi Okonjo-Iweala instrumentin e pranimit të marrëveshjes nga Rusia, shkruan “Xinhua”.

Marrëveshja e OBT-së, e miratuar me konsensus në qershor 2022, ndalon subvencionet për peshkimin e paligjshëm, të paraportuar dhe të parregulluar, aktivitetet në det të hapur të parregulluar dhe rezervat e mbipeshkuara. Ajo synon të ruajë biodiversitetin dhe të zbusë ndryshimet klimaterike.

Rusia është anëtari i 72-të i OBT-së që ka pranuar zyrtarisht marrëveshjen. Marrëveshja do të hyjë në fuqi me pranimin e instrumentit të saj ligjor nga dy të tretat e anëtarëve. (Elona)