Peter Navarro, ish-këshilltar i Trump-it, paraqitet të kryejë dënimin me katër muaj burg
2024-03-20 19:49:08

foto: VCG

foto: VCG

Ish këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro, u paraqit në burg të martën për të kryer një dënim prej katër muajsh. Ai u gjet fajtor për shpërfillje të Kongresit, duke u bërë zyrtari i parë i lartë që shërbeu gjatë administratës së Trump-it që burgoset për një krim që ka lidhje me trazirat e 6 janarit 2021 në ndërtesën e Kongresit amerikan.

Zoti Navarro u dënua me katër muaj burg për kundërshtimin e një fletëthirrje për të dëshmuar dhe dorëzuar dokumente para një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi trazirat e vitit 2021 në Kapitol nga mbështetësit e Presidentit amerikan Donald Trump.