Hekurudha Kinë-Laos trajton mbi 9000 trena mallrash
2024-03-20 10:13:33

Foto nga VCG

Që nga fillimi i funksionimit, hekurudha Kinë-Laos ka trajtuar mbi 9000 trena ndërkombëtarë mallrash, duke transportuar gjithsej 7.95 milionë tonë mallra importi dhe eksporti deri të martën, treguan të dhënat nga “China Railway Kunming Bureau Group Co., Ltd.”, citon “Xinhua”.

Që nga fillimi i këtij viti, hekurudha ka transportuar 1.15 milionë tonë mallra ndërkufitare, një rritje prej 33.7 për qind nga viti i kaluar.

Porti hekurudhor Mohan ka zbatuar masa për të rritur kapacitetin e transportit, për të përmirësuar efikasitetin e zhdoganimit dhe për të ulur kostot e logjistikës. Koha e zhdoganimit për trenat ndërkombëtarë të mallrave në hekurudhën Kinë-Laos është reduktuar nga më shumë se 40 orë në fazën fillestare në më pak se pesë orë tani. Për më tepër, porti tani mund të trajtojë deri në 18 trena mallrash ndërkombëtarë në një ditë të vetme.

Hekurudha Kinë-Laos, një projekt historik i bashkëpunimit me cilësi të lartë “Një brez, një rrugë”, filloi funksionimin në dhjetor 2021. (Elona)