Ukraina mirëpret ndihmën e re ushtarake nga BE-ja
2024-03-20 10:45:07

Foto nga VCG

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, përshëndeti vendimin e Bashkimit Evropian (BE) për të ndarë 5 miliardë euro shtesë (rreth 5.44 miliardë dollarë amerikanë) për mbështetje ushtarake për Ukrainën, bëri të ditur Ministria e Jashtme e Ukrainës, citon “Xinhua”.

Duke folur në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, Kuleba tha se masa për të zhbllokuar ndihmën ishte një hap i rëndësishëm për Ukrainën.

Kuleba falënderoi gjithashtu Republikën Çeke për iniciativën e saj për të blerë municion artilerie për Ukrainën dhe vlerësoi vendet që i janë bashkuar nismës.

Më herët gjatë ditës, Këshilli i BE-së ndau 5 miliardë euro (rreth 5.44 miliardë dollarë amerikanë) për Ukrainën në kuadër të Fondit Evropian të Paqes (EPF). Fondet do të përdoren për t'i ofruar Ukrainës pajisje dhe trajnime ushtarake.

Midis viteve 2022 dhe 2024, Bashkimi Evropian mobilizoi 6.1 miliardë euro (rreth 6.64 miliardë dollarë amerikanë) për Ukrainën në kuadër të Fondit Evropian të Paqes.

Muajin e kaluar, Republika Çeke u propozoi vendeve të BE-së që të blinin së bashku 800.000 predha artilerie dhe t'i dërgonin ato në Ukrainë. (Elona)