Kina mbledh mbi 530.000 burime të reja të mikroplazmës bujqësore
2024-03-19 17:17:13

Xinhua

Xinhua

Kina mblodhi më shumë se 530.000 burime të mikroplazmës bujqësore gjatë një regjistrimi kombëtar mbi këto burime që përfundoi në vitin 2023, u bë e ditur në një konferencë të industrisë së farës në Sanya, në provincën Hainan të Kinës jugore, njofton “Xinhua”.

Kina ka shpëtuar 746 burime bujqësore të rralla dhe të rrezikuara, duke përfshirë kivi me përmasa të mëdha dhe derr me veshë të mëdhaja Hetao, si dhe ka gjetur 51 specie të reja duke përfshirë jakun Pamir.

Xinhua

Xinhua

Regjistrimi mbuloi fushat e të korrave, blegtorisë, shpendëve dhe produkteve ujore në 625.000 fshatra në 2323 qarqe në mbarë vendin.

Ky studim i përgjithshëm kreu një vlerësim të plotë të llojeve të burimeve, sasisë, shpërndarjes, karakteristikave dhe ndryshimeve të tyre në dekadat e fundit, duke hedhur kështu bazat për punën e ardhshme të mbrojtjes dhe shfrytëzimit, si dhe formulimin e politikave përkatëse, njoftoi Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale.

Fokusi i përpjekjeve për mbrojtjen dhe shfrytëzimin do të riorientohet drejt identifikimit të saktë dhe përdorimit të përbashkët për të përmbushur kërkesën për risi mbarështuese dhe zhvillimin industrial, bëri të ditur ministria. (Fatosi)

Xinhua

Xinhua